TIRANE – Fluksi i pasagjerëve që përdorën Aeroportin ndërkombëtar të Rinasit në fund të vitit 2014 arriti 1 810 3015 persona. Sipas statistikave të Tirana Airport Partners, gjatë 2014 numri i pasagjerëve arriti në 1 810 3015 përsona, nga 1 757 342 persona në fund të vitit 2013, njofton ATSH.

TIA raporton për një ulje të lëvizjeve të trafikut ajror gjatë vitit 2014. Gjatë vitit që lamë pas u numëruan 17,928 lëvizje nga 19,942 që ishin në 2013-ën. Referuar të dhënave në 2014-ën, transporti i kargove pësoi një rritje të lehtë.

Aeroporti dhe rezultatet e trafikut 2014:
Pasagjerë 1,810.3015
Lëvizjet e trafikut ajror 17,928
Kargo (në ton) 2,324 tonë
Numri i personelit të kompanisë së aeroportit afërsisht 275
Numri i të punësuarve i të gjitha shoqërive pranë aeroportit afërsisht 700
Numri total i të punësuarve afërsisht 975

Rezultatet e trafikut 2013:
Pasagjerë 1,757,342
Lëvizjet e trafikut ajror 19,942
Kargo (në ton) 2,164
Numri i personelit të kompanisë së aeroportit afërsisht 275
Numri i të punësuarve i të gjitha shoqërive pranë aeroportit afërsisht 700
Numri total i të punësuarve afërsisht 975

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb