ANGLI- Dënohet me 10 muaj burg pasi drejtonte një kamion me dokumente false, ndërsa brenda kishte edhe kokainë.

Mediat angleze raportojnë se shqiptari Indrit Muslika u arrestua më 15 shtator 2016 në Montgomery gjatë një kontrolli rutinë të policisë.

Në ato momente ai i ka treguar policëve një patentë false portugeze, duke pretenduar se ishte shtetas portugez, por kur policia i kërkoi të fliste portugalisht, shqiptari ngeci.

Gjatë kontrollit të mëtejshëm në kamion, atij iu gjetën edhe një dozë e vogël kokaine, rreth 1.5 gr.
Gjatë paraqitjes së provave dhe dëshmisë në Gjykatë, 22-vjeçari tha se në Shqipëri punonte si shofer autobusi dhe emigroi për në Britani i fshehur në një kamion për një jetë më të mirë.

Krahas dënimit me 10 muaj burg, shqiptari do të depërtohet për në Shqipëri pas përfundimit të dënimit dhe do të ndalohet të hyjë në Angli për 3 vjet.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb