ITALI- Një 40-vjeçar shqiptar ka rënë në pranga, pas një operacioni të përbashkët mes policisë shqiptare dhe asaj italiane. Mësohet se shtetasi Nikolla Sh., ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

NJOFTIMI I POLICISE
Policia e Shtetit informon se në bashkëpunim me policinë italiane nëpërmjet Zyrave Ndërlidhëse në Tiranë e Bari si dhe me Kompaninë e Karabinierisë së Roma Centro, kanë vijuar arrestimet duke bërë të mundur kapjen e një tjetër të kërkuari ndërkombëtarisht në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “NADIR”. I arrestuari është shtetasi shqiptar Nikolla SH. 40 vjeç.

Kujtojmë që po në kuadër të këtij operacioni të përbashkët policor ditën e djeshme më 15 shkurt u bë e mundur të arrestohen 11 persona 3 nga të cilët në arrest shtëpie në Itali dhe një tjetër i arrestuar në Shqipëri.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb