Me siguri iu shkojnë ndërmend shenjat e gjakftohta dhe të qëndrueshme si Virgjëresha, Dashi apo Bricjapi, por dy vendet e para i kanë marrë Ujorët dhe Akrepat edhe atë nga dy arsye krejtësisht ndryshe, shkruan Reader’s Digest.

Ujorët dhe Akrepat në fron

Ujorët konsiderohen si më inteligjente sepse posedojnë nivel më të lart të inteligjencës analitike që tregojnë IQ të larta, kurse Akrepat kanë perceptimin e mprehtë, janë më të mirë në zgjidhjen e detyrave dhe e kuptojnë plotësisht botën.

Ekzistojnë lloje të ndryshme të inteligjencës

“Nëse nuk jeni të lindur në këtë dy shenja, nuk ka arsye për brengosje”, shprehet Neil Crabtree, astrolog nga shkolla Mayo School of Astrology, sepse çdo shenjë është inteligjente në mënyrën e saj.

Inteligjentë në lidhje

Peshqit dhe Gaforret kanë inteligjencë më të theksuar emocionale prandaj janë më të lidhur me ndjenjat e veta dhe të huaja.

Kujt do t’i ndihmojë inteligjenca në punë?

Virgjëreshat, Demat dhe Bricjapët kanë inteligjencë të theksuar praktike, kurse shenjat e zjarrit si Dashi, Luani dhe Shigjetari kanë intuitë më të theksuar dhe inteligjencë të shkëlqyer afariste, ata janë bindshëm udhëheqës më të mirë.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb