SHBA- Quhet ‘Vessel” ose vazoja projekti i ri arkitektonik i destinuar të bëhet simbol i Manhattanit në SHBA. Ajo do të jetë e gjatë 46 metra dhe 15 metra e gjerë në bazë.

Është quajtur ndryshe “Kulla Eiffel e New York-ut”, edhe pse ajo franceze është e gjatë 300 metra.

Ajo do të ofrojë një pamje panoramike të gjithë Manhattanit. Ideja e arkitektëve të kësaj kulle ishte që të krijohej një “palestre gjigande”, ku njerëzit të hipin dhe të zbresin, duke ecur 1.69 km.

“Vessel” do të ketë 2500 shkallë. Kjo vepër arkitektonike pritet të mbarojë në viti 2018 dhe do të kushtojë 200 milionë dollarë.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb