NGA: Elda Menga
21 vite pasi Gafur Mazrreku shkrehu pistoletat në parlament ndaj Azem Hajdarit, ‘News24’ ka mësuar një anë të panjohur të historisë duke rënë në gjurmët e personit që pajtoi gjakun mes dy familjeve Mazreku dhe Hajdari. Rastësia e donte që Kadri Morina të ishte ish-nxënës i Gafurit dhe mik gjaku i Azem Hajdarit çka bëri që familja e atentatorit të kërkonte ndihmën e tij që konflikti në sallën e parlamentit mes dy rivalëve politikë të mos prodhonte plagën e gjakmarrjes.

“Pasi u shërua Azemi mua më vjen Maxhum Mazreku, vëllai i madh i Gafurrit dhe më kërkon që të pajtojë gjakun. Unë i them që jam shumë i ri, por kam një mik të mirë shtëpie që quhet Azem Dervishi, dhe i them se do ta konsultojë me të dhe më pas do të shkojë tek Azem Hajdari”, tha Morina. Kadri Morina rrëfen momentin e pajtimit të dy familjeve, ku bashkë me mikun e tij Azem Dervishi ndërmorën misioni e pajtimit duke trokitur ne derën e Azem Hajdarit.

“Më kujtohet si sot, Azem Dervishi më vjen tek kafja përballë Ministrisë së Mbrotjes dhe ne kemi shkuar pasdite tek shtëpia e Azem Hadajrit. Ai i ka kërkuar, pra Azem Dervishi, Azem Hajdarit, pajtimin e gjakut me familjen Mazrekut. Pasi ia shpjegoi në mënyrë të Kanunit. Unë pranoj edhe pak nxitimin e të ndjerit Gafurr Mazreku që bëri atentatin ndaj Azem Hajdarit, pasi aty u fye në bazë të kanunit pasi nuk kishte fytyrë që të shkonte atje. Pas n ëj muaj negociatash, Azem hdajri më thotë mua dhe Azem Dervishit, se; unë kurrë nuk kam plagë për familjen e Gafurr Mazrekut. E kam fal për ty Azem, se je njeri i mirë dhe për Kadri Morinën që të ka sjellë ty në këtë derë” pohoi më tej Morina.

Si dikur Kadri Morina tentoni të ule gjakrat. Ai eshtë i mendimit se pas dekorimi i atentatorit të Azemit nuk fshihet prapavija e politikes qendrore,  ndërsa shton se edhe vete  Mazreku nuk do të pranonte titullin nëse do ishte i gjallë.

“Në momentin që marr vesh sot se Gafurr Mazreku është bërë sot “Qytetar Nderi” i Hasit unë do tu thosha që sot trazuat heshtrat e qeta edhe pas vajtët në atë jetë të lutur të Mazrekut dhe Hajdarit. Nuk besoj se është skenarisur apo regjizurë nga politika qendrore, sesa një cektësi e disa njerëzve miopë. Edhe Gafurr Mazreku sot po të ishte gjallë nuk do ta pranonte këtë tillut”, tha Morina.

Fati e deshi qe Kadri Morina të ishte jo vetëm nxënësi  i Gafurr Mazreut dhe pajtuesi i gjakut të tij por të mbajë edhe të njëjtin titull si ai duke zbuluar edhe  propozimin e pazakonte qe i ka bere këshilltarëve te bashkisë se Hasit.

“Fati e deshi që unë të jem njëkohësisht në pozicionin ‘Qytetar Nderi’ me të dhe unë e kam pasur një komunikim me këshilltarët e Krumës dhe u kam thënë; ‘Nëse nuk e revokoni këtë titull, jam i gatshëm që të jap dorëheqje për atë titull’”, përfundoi Morina.
 
(ed.me/BalkanWeb)