TIRANË- 1 Prilli i vitit 2013-të do të shënjonte marrëveshjen e koalicionit parazgjedhor mes Edi Ramës dhe Ilir Metës që kthehej drejt aleancës me PS-në pas një aleance 4-vjeçare me PD-në.

E ndërsa PS-LSI arritën të fitonin zgjedhjet dhe të vijojnë të qeverisin sëbashku, pavarësisht uljeve dhe ngritjeve, tensioneve të herëpashershme, kryeministri Edi Rama duket i vendosur për një tjetër marrëveshje me Metën, tani që ndryshoi edhe 4 ministra.

Të paktën këtë la të nënkuptohet sot në mbrëmje në emisionin “Top Story” kur iu përgjigj pyetjes së Sokol Ballës: Nga 1 deri në 10 sa besoni që do rinovohet marrëveshja e 1 Prillit?

Rama: Meqë ma bërë kështu pyetjen numëroje vetë…

Balla: 10?

Rama: Po

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: