TIRANE- Ujvara e Sotirës që konsiderohet si nga perlat e natyrës shqiptare ka ngrirë prej të ftohtit të acartë duke u kthyer në një atraksion më shumë për turistët.


Ajo është e vizitueshme edhe në këtë periudhë dimërore ku stalagmitet që e kanë përfshirë, janë befasuese.

Ajo ndodhet rreth 60 km larg Tiranës dhe 16 kilometra larg Gramshit dhe ka marrë emrin Sotirë nga fshati ku edhe ndodhet. Ky fshat dikur ka qenë i banuar dhe ka pasur një popullsi të konsiderueshme deri në 120 shtëpi, ndërsa sot vetëm 20 prej tyre janë të banueshme. Ujëvara ka një lartësi rreth 100 metra dhe buron nga mali i Tomorrit.

Ka një bukuri mahnitëse që tërheq shumë vizitorë nga Shqipëria, por edhe nga bota, turistë që janë kurioze pas natyrës.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: