TIRANE- Ish-ministrja e Arsimit Lindita Nikolla i ka kthyer përgjigje deputetes së LSI-së, Kejdi Mehmetaj lidhur me reformën e Arsimit të Lartë.

Nikolla pohoi se ndjen habi që kandidatë të LSI-së sillen si opozitarë. Ndër të tjera ish-ministrja i drejtohet deputetes se ku ishte kjo e fundit kur u mbyllën 22 universitete në vend.

“Habitem që kandidatë të LSI sillen si opozitarë. S’ka përligje më të mirë, pse PS duhet të drejtojë vetëm. Forcat e tjera një dorë në qeveri, një për të goditur. Ku ishe ti kur u mbyllën 22 universitete? 22 universitetet ishin dhe kur LSI bashkë qeveriste. Do thuash diçka për përgjegjësinë deri në 2013? Me ato që shisnin diploma, si i ka pasur LSI marrëdhëniet? Ju ftuam për dokumentin e gjelbër, nuk erdhët. Nuk erdhët kur prezantuam dokumentin e dytë”, theksoi Nikolla.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb