PODGORICE- Procesi gjyqësor ndaj disa personave të akuzuar për pjesëmarrje në një tentativë grushti shteti në Malin e Zi nisi sot, ndërkohë që mbrojtja ka kërkuar përjashtim të prokurorit për “anësi”.

Në mesin e 14 personave të akuzuar, që rrezikojnë dënime të rënda me burg, radhitet Andrija Mandiç dhe Milan Knezeviç, dy liderë pro-rusë të Frontit Demokratik (FD), lëvizja kryesore opozitare, si dhe dy shtetas rusë që do të gjykohen në mungesë.

“Prokurori po ushtron presione ndaj të akuzuarve dhe avokatëve të tyre. Ne flasim për anësi absolute”, deklaroi Milan Petroviç, një nga avokatët e mbrojtjes.

Prokurori Milivoje Katniç ka publikuar gjithashtu zbardhjen e një bisede mes një avokati dhe një prej të akuzuarve i menduar për ta mbrojtur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: