TIRANE- Pas situatës së krijuar ditët e fundit, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar marrjen e nismës ligjore për sigurimin e banesave dhe bizneseve nga përmbytjet.

“Jemi i vetmi vend që nuk ka një masë të tillë në ligj dhe pastaj njerëzit e prekur mbeten në mëshirë të fatit, në pritje nga buxheti shtetit që nuk mundet të përballojë gjithçka dhe gjithnjë. Edhe pse këtë herë ashtu, si herën e kaluar ne do t’i përballojmë. Por duhet që të gjithë qytetarët shqiptar dhe sipërmarrësit të ndërgjegjësohen që si në çdo vend normal, të sigurojnë banesat dhe bizneset e tyre nga përmbytjet”, tha Rama.

Në mbledhjen e Komitetit të Koordinimit dhe Menaxhimit të Emergjencave Civile, u theksua se, ka mbaruar emergjenca e motit dhe ka nisur faza e dytë, reagimi ndaj pasojave në çdo aspekt.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: