TIRANE- Një ditë pas protestës së opozitës në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ kreu i PD, Lulzim Basha ka mbledhur sot në orën 18:30 në selinë e PD aleatët.

Gazetarja Elda Menga raporton për ‘BalkanWeb’ se takimi i Bashës me aleatët u zhvillua për të koordinuar vijimin e aksionit opozitar kundër qeverisë.

Mësohet se të hënën pritet që aleatet opozitarë të mblidhen serish pasi të jenë konsultuar me parë me grupet parlamentare.

Ditën e djeshme opozita e bashkuar zhvilloi protestë ku kërkon ndër të tjera largimin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, pasi preket nga ligji anti-mafia dhe vëllai i tij Agron Xhafa është i implikuar dhe dënuar për trafik droge.

Kujtojmë se më herët, gjatë ditës së sotme përmes një statusi në Facebook, Basha u shpreh se qëndrimi i opozitës është i pandryshuar dhe i pakompromis se Fatmir Xhafaj duhet të largohet dhe do të largohet. Ai shkruan se Edi Ramën dhe Fatmir Xhafajn do i rrëzojë e vërteta dhe jo dhuna.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: