Partizani mori sot fitoren e dytë në kampionat dhe të dytën radhazi pas asaj një javë më parë në Durrës kundër Teutës. Luftëtari u mund pastër nga të kuqtë me rezultatin 2-0, por një episod që bëri përshtypja gjatë takimit ishte protesta e “Guerrilsave” për futbollistët e skuadrës së tyre.

Të ndikuar nga rezultatet negative të javëve të para zemërimin e ultrasve nuk e zbehu aspak fitoreja kundër Teutës të cilën ata e konsiderojn një 3 pikësh me fat.
22448531_1410899075631560_2618549125416596394_n
Në banderolën e “Ultras Guerrils” shkruhej: “Nëse doni duartrokitje me zemër e pasion, mos e kërkoni te një fitore që fati ta dhuron, jepni zemrën në fushë ashtu si në në tribunë…I vetmi kusht që të ecim në të njëjtën rrugë.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb