NGA AURORA GOLEMI*

TIRANË- Vetëm 6 ditë kanë mbetur nga fillimi i aksionit kundër informalitetit të shpallur nga qeveria, sipas së cilës 30% e bizneseve nuk lëshojnë fatura fiskale. Duket se paralajmërimet kanë ndërgjegjësuar bizneset por edhe qytetarët, të cilët e kërkojnë kuponin tatimor. Ata duken të informuar mbi domosdoshmërinë e tërheqjes së kuponit, por ka edhe nga ata që neglizhojnë duke hapur vetë dritën jeshile për informalitet.

“Tek furra e bukës të japin kupon tatimor, tek perimet nuk të japin, e kërkoj kuponin, edhe pse e kërkoj thonë zonjë nuk kemi kupton tatimor”, thotë një qytetare. Ndërsa një tjetër tregon se e ka marrë kuponin tatimor.

Para një jave kryeministri Rama iu bëri apel qytetarëve të mos paguajnë në rast se nuk marrin kuponin tatimor nga bizneset.

Aksioni që pritet të marrë jetë në fillim të shtatorit sipas autoriteteve tatimore mbron çdo qytetar, që teksa paguan për çdo mall e shërbim që blen, duhet të sigurohet se paratë që jep për shtetin, të kalojnë realisht në shtet.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: