TIRANE – Askush nuk mund ta mohojë ndjesinë e kënaqësisë që të jep një akullore me çokollatë ose kafshata e parë e avokados në tost. Dhe në fakt ka prova shkencore se disa ushqime të caktuara rrisin humorin dhe të bëjnë më të lumtur.

Dietologia Zoe Bingley-Pullin ju sugjeron disa ushqime për ngritjen e humorit që, fatmirësisht, shumë prej tyre i keni në frigoriferin tuaj.

Avokado është një nga pesë ushqimet që dietologia Zoe sugjeron. Ky super ushqim është i pasur me tirozinë, që ndihmon trupin të prodhojë dopaminë – e njohur si qendra e kënaqësisë në tru.

Rritja e dopaminës në trup çon në rritjen e ndjesive të kënaqësisë dhe motivimit. Avokadot përbajnë gjithashtu më shumë acid folik se çdo frut tjetër. Vitamina B nuk është e mirë vetëm për gratë shtatzëna, por ndihmon edhe në uljen e një aminoacidi në trup i lidhur me ankthin dhe depresionin. Avokadot janë të pasur edhe me acide yndyrore omega 3, lëndë ushqyese këto që forcojnë shikimin dhe mbrojnë zemrën.

Peshku i yndyrshëm është gjithashtu i pasur me acide yndyrore, që trupi nuk mund t’i prodhojë në mënyrë natyrale. Këto lëndë ushqyese ndihmojnë në rritjen si të dopaminës ashtu edhe të serotoninës në trup.
Përzierja e orizit kaf ose një tjetër karbohidrat i shëndetshëm me peshkun është një tjetër vakt i mirë për të rritur humorin. Studimet kanë treguar një lidhje mes karbohidrateve dhe prodhimit të serotoninës, një stabilizues natyral i humorit, që lidhet me nivele të ulëta depresioni.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb