SHBA- Një defekt në sistemin elektrik në Aeroportin Ndërkombëtar të Hartsfield-Jackson të Atlantas në SHBA, aeroporti më i ngarkuar në botë, ka lënë mijëra pasagjerë të bllokuar duke shtyrë edhe shumë fluturime për një kohë të pacaktuar, shkruan BBC.

Sipas BBC, administrata Federale e Aviacionit njoftoi për bllokimin e fluturimeve në Atlanta në orë 11:30 të së dielës, ora lokale, duke nënkuptuar se aeroplanët po mbahen në aeroportet e tyre të nisjes.Për shkak të madhësisë së tij, ndërprerja mund të ketë një efekt të madh në të gjithë trafikun ajror, si brenda dhe jashtë SHBA-ve.

Në Hartsfield-Jackson zhvillohen mesatarisht 2.500 fluturime, me të cilët udhëtojnë afro 275.000 pasagjerë në ditë, sipas faqes së saj të internetit.
(I.Ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb