Mbledhja e përbashkët midis Qeverive të Maqedonisë dhe Serbisë është shtyrë për një periudhë kohe të pacaktuar. Ajo ishte planifikuar të mbahej më 21 mars në Nish, por autoritetet serbe e kanë shtyrë atë.

Sipas shërbimit për informim të Qeverisë së Serbisë, mbledhja nuk do të mbahet në këtë datë për shkak të angazhimeve zyrtare të kryeministres Ana Brnabiç.

Ndërsa nga Qeveria në Shkup theksuan se do të informojnë në mënyrë plotësuese datën e radhës se kur do të planifikohet kjo mbledhje ndërqeveritare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb