Paraqitja pozitive dhe basketbollisti më i mirë i ndeshjes nuk ka mjaftuar që Shqipëria të dalë me fitore në përballjen e dytë për fazën paraeliminatorë të Europianit 2021 kundër Danimarkës.

Kuqezinjtë janë mundur me rezultatin 82 – 69, duke marrë humbjen e dytë në po kaq ndeshje.

Basketbollisti shqiptar, Klaudio Ndoja, i cili luan me Virtus Bolonja, u shpall më i miri i ndeshjes duke realizuar 29 pikë, me 5 topa të kontrolluar nën tabelë duke dhënë 3 asiste.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb