TIRANE – Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar pas përfundimit të Komisionit të Ligjeve ku kryeprokurorja e Përgjithshme Arta Marku bëri raportin për vitin 2017.

Edi Paloka akuzoi kryeprokuroren se vetëm zbaton urdhrat që i thotë partia dhe nuk zbuloi asgjë në lidhje me skandalet e momentit.

“Jo se njohim një prokurore që s’ka asnjë tagër kushtetues për të kryer detyrat e kryeprokurorit, por besonim se do jepte përgjigje për skandalet që kanë ndodhur

Mund t’i themi zonja “Nuk e di” se zbaton urdhrat që i thotë partia. Ulsiu që dihet që ka një lidhje pak më të ngushtë me zonjën, duke parë që zonja ishte në vështirësi, bëri një akt të përsëritur duke kërkuar t’i mbyllë gojën opozitës. Mbylli komisionin ndërkohë që ishte në kulmin e pyetjeve që do drejtoheshin nga deputetët e opozitës.

Të njëjtën gjë që bën Gramoz Ruçi, po bën dhe Ulsi Manja,” tha Paloka.

(e.f/BalkanWeb)

Etiketa: