SHKODËR- Policia e Shkodrës ka arrestuar një nga tre autorët e dyshuar të shpallur në kërkim në lidhje me operacionin e zhvilluar dy ditë më parë ku u sekuestruan rreth 50 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sattiva, 250 bimë në proces tharje dhe 2 armë zjarri automatike.

Nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, u bë i mundur lokalizimi i vendndodhjes, kapja dhe arrestimi i shtetasit:
– Pllumb Shpati, 47 vjeç, banues në Shkodër

Në banesën e tij dhe të shtetasit L.SH. në fshatin Megulle, Shkodër u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

– rreth 39 kg lëndë e dyshuar cannabis sattiva
– 250 bimë në proces tharje të cilat u asgjësuan me anë të djegies
– një automatik mod. 56 me krehër me 30 fishekë

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: