VLORË- Një tjetër operacion i përbashkët antidrogë po vijon të zhvillohet në det e tokë ku është sekuestruar deri tani rreth 1 ton drogë. Dyshohet se ka ende drogë në det.

Në operacion janë përfshirë një sërë forcash si Policia Kufitare Vlorë, Delta Force, Roja Bregdetare, Guardia di Finanza, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë e Drejtoria Vendore e Policisë Fier.

Droga Fier-Vlore (3)

Operacioni ka nisur në mesnatë ga Policia Kufitare e Delta Force me sinjalizim të radarit të Policisë Kufitare në Hoxharë.

Droga Fier-Vlore (6)

Në operacion më pas janë përfshirë edhe Roja Bregdetare, GdF, DV.P. Vlorë,  D.V.P.Fier e FNSH Fier.

Sipas informacioneve të para nga policia është sekuestruar rreth 1 ton lëndë narkotike Cannabis Sativa. Mësohet se është bllokuar midis Plazhit të Levanit dhe Darëzezës një Velierë me emrin “Nano Nini” me flamur Italian me 2 persona në bord, një italian dhe një shqiptar. Trafikantët kanë hedhur lëndën narkotike në det.
Droga Fier-Vlore (2)

Deri tani rreth 90 pako të mëdha janë sekuestruar nga ana e Policisë. Skafistët janë shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme. Vijon operacioni. Për hollësi të mëtejshme policia thotë se do ketë në përfundim të veprimeve.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: