Mesut Ozil në një intervistë për mediat turke ka zbuluar faktin se do të braktisë së shpejti Arsenalin. Madje ai e ka treguar edhe skuadrën e tij të re. Në një intervistë për “Sabah”, Ozil ka treguar publikisht se ka ofertë edhe nga Fenerbahce.

“Kam ofertë nga Fenerbahce. E falënderoj për besimin, por dua të qëndroj në Premier Ligë. Manchester United ka ofertë të madhe për mua, besoj se do të transferohem atje” ka thënë Ozil.

Jose Mourinho mendohet të jetë arsyeja kryesore që po e shtyen Ozilin të bashkohet me “Djajtë e Kuq”.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb