TIRANE- Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Reila Bozdo ka reaguar në lidhje me seancën gjyqësore të mbajtur dje për padinë e ngritur nga ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook”, Bozdo pohoi se nuk do të flas për mediat për këtë gjyq, deri në seancën tjetër.

Ndër të tjera, Bozdo theksoi se ata që kanë interes të vazhdojnë fushatën e agresionit publik ndaj fjalës së lirë dhe opozitës, le të vazhdojnë të vetëreklamohen në media.

“Gjyqi Mimi Kodheli – Reila Bozdo paska mbushur mediat. Avokatja e ministres ka sqaruar në televizion padinë e ngritur. Në seancë ministrja nuk u paraqit, ndërsa unë si e paditur shkova personalisht bashkë me avokatin tim. As unë, as avokati nuk kemi folur për mediat në lidhje me këtë çështje dhe shumë gjasa ka se nuk do të flasim deri seancën tjetër. Argumentet tona të forta kundra padisë do i paraqesim në gjykatë. Ata që kanë interes të vazhdojnë fushatën e agresionit publik ndaj fjalës së lirë dhe opozitës, le të vazhdojnë të vetëreklamohen në media. Falenderoj gazetarët për mirëkuptimin dhe të gjithë mbështetësit e shumtë!”, citohet në mesazhin e Reila Bozdos.

Ditën e djeshme, u mbaj dhe seanca e parë gjyqësore për padinë që Kodheli bëri në drejtim të përfaqësues së PD-së, pasi kjo e fundit në emër të selisë blu kishte bërë një deklaratë me akuza ndaj ministres. Sakaq, Kodheli ka kërkuar 50 mijë euro dëmshpërblim si dhe përgënjeshtrim të deklaratave.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: