Ish-futbollisti i Marseille-n, Bafetimbi Gomis, i cili tani luan për Galatasaray-n në Turqi gjatë ndeshjes së zhvilluar sot në transfertë kundër Ksimpasa ka shkaktuar panik në stadium.

Kasimpasa-vs-Galatasaray-Turkish-Super-Lig (1)
32-vjeçari në minutën e 8-t të takimit pa patur ndonjë kontakt është shtrirë në fushë, duke humbur vetëdijen për pak sekonda. Menjëherë në fushë kanë hyrë mjekët të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë lojtarit.

Fatmirësisht nuk pati asgjë për t’u qetësuar pasi Gomis u rikthye në fushë për të luajtur pjesën tjetër të takimit, por ky moment bëri që për disa momente ndeshja të kalonte në plan të dytë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: