Sergio Ramos është në kërkim të një ekipi për të vazhduar karrierën e tij. Duke hedhur poshtë hipotezën e Inter Miami, të paktën për momentin, Ramos vazhdon të stërvitet, në pritje të propozimeve që e intrigojnë. Sipas medias spanjolle “Relevo”, tani i ka mbërritur padyshim një ofertë interesante.

Është ajo e Galatasaray, klub i cili i ofron Ramos një kontratë 2-vjeçare me vlerë 5.5 milionë euro në sezon. Një shifër e rëndësishme, po aq e rëndësishme është edhe kohëzgjatja e kontratës për një lojtar që do të ishte 39 vjeç në skadimin e kësaj marrëveshjeje.

Karriera e Sergio Ramos është e pazakontë për një qendërmbrojtës. Në fushë për më shumë se 20 vite, spanjolli ka shënuar 135 gola me fanellat e klubeve ku ka luajtur dhe atë të kombëtares spanjolle. Çuditërisht, Ramos është gjithashtu lojtari më i përjashtuar në historinë e futbollit, pasi ka marrë 28 kartonë të kuq mbresëlënës.

Ai ka fituar praktikisht gjithçka: kampionate kombëtare, kupa vendase, Champions, Botërorin, Kampionatin Europian. Nëse do të shkonte te Galatasaray, Sergio Ramos do të kishte mundësinë të merrte një rrogë të mirë, por gjithsesi të ishte në gjendje të angazhohej në skenat e mëdha evropiane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb