Trajneri i kombëtares shqiptare, Kristian Panucci, ka dalë sot në një konferencë për shtyp. Ai tha se do të grumbullojë 2-3 lojtarë të rinj në miqësoren e marsit, ndërkohë që është duke ndjekur 5-6 të tillë.

“Do grumbullohemi në mars për një miqësore ku do marrim dy tre lojtarë që duam t’i shohim për kombëtaren. Kemi 6 muaj kohë për të formuar grupin që do të provojë të arrijë Europianin. Jam duke vëzhguar 5-6, por nuk them emra sepse janë lojtarë të rinj dhe më mirë mos të them emra. Gjithashtu ndryshe kur i shikon nga afër dhe ndryshe në video”, u shpreh Panuçi.

Ai foli edhe për mundësinë e aktivizimit të Hysajt në krahun e majtë të mbrojtjes, ashtu siç po ndodh te Napoli për shkak të dëmtimeve, si dhe për grumbullimin e Alijit edhe pse pa ekip.

Hysaj në krah të majtë?
“E dimë që Hysaj mund të luajë edhe në të majtë, por kam shumë besim te Lenjani, Aliji, Memolla. Uroj që Aliji të gjejë skuadër në janar, besoj shumë te ai. Nëse s’kemi asnjë nga këta, mund të vë dhe Veselin majtas. Për momentin Hysaj nuk preket nëse vazhdon të punojë mirë, por në kombëtare s’e ka vendin të sigurt askush.”

Grumbullimi i Alijit pa ekip
“Me të gjithë menaxherët e futbollit që janë në botë, më duket e çuditshme që Aliji s’ka ekip. Duke qenë se besoj te ai, e mora në Turqi, por nëse s’ka skuadër as në mars, do vijë edhe në mars. Doja t’i jepja një mundësi dhe t’i tregoja disa gjëra se si punohej.” /PanoramaSport http://www.panorama.com.al/sport/panuci-ne-miqesoren-e-marsit-do-afroj-2-3-lojtare-te-tjere-te-rinj/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: