Një foto e vjetër e David Beckham kur ishte i ri ka dalë në qarkullim. Një fanse e tij ka hedhur një foto të vitit 1992 në Twitter, ku ish-futbollisti shihet i veshur me fanellën e Barcelonës. Edhe pse i njohur si madrilen i thekur, Beckham duket se nuk ka pasur të njëjtat shije kur ishte i ri.

Ikona e Manchester United la Djajtë e Kuq në vitin 2003 për t’u transferuar tek Galaktikët e Real Madrid. Beckham shpenzoi katër vite të karrierës së tij në Bernabeu.

Fanella e Barcelonës të cilën anglezi mban veshur është e vitit kur Barcelona e njohur si “Dream Team” (Skuadra e Ëndrrave) e drejtuar nga Johan Cruyff fitoi Champions League-n e parë.

Image result for david beckham real madrid

 

 

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb