Djali i George Soros, Alexander Soros ka mbërritur dje në Shqipëri. Me sa duket pas Beogradit ku takoi Presidentin Alexander Vuçiç, djali i manjatit hungarez ka udhëtuar drejt Tiranës. Një gjë të tillë e dëshmojnë fotot që ai ka postuar në Instagram ku paraqet një pjesë të Tiranës turistike.

Kujtojmë se i vetmi personalit me të cilin Alex ka një foto publike është kryeministri i vendit Edi Rama. Ky i fundit është takuar me miliarderin George Soros dhe të birin gjatë vizitës që zhvilloi në shtatorit në SHBA.

Ndërsa në foto shprehej me superlativa për Ramën, nuk dimë në do ta takojë sërish. Nga fotot ai na tregon se është mjaft i impenjuar të shijojë Tiranën.

Alex ka vizutuar shumë prej atraksioneve të kryeqytetit. Ai është parë të hipë në kullën e Sahatit për të fotografuar sheshin “Skenderbej” e më pas edhe Pazarin e Ri.
8f3bfd8b-d1e5-4c3e-8739-f44fd4c1b977

a232ca1a-1693-412f-bed4-e40abd4c73a8

b5a32543-a07f-4bb0-9eab-43b9e4c89fd3

1fae7dca-bfd8-4280-b984-d2e266c87d2d

ac7411a3-d653-4375-aeb3-2b8e600c0586
Nuk dimë nëse ai ka planifikuar apo jo ndonjë takim me kryeministrin, i akuzuar shpeshherë se është financuar nga Soros.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: