Ajo është një nga aktoret më të njohura në Turqi dhe tek ne eshte bere e famshme në filmin ‘Sulejmani i Madherishem’. Meryem Uzerli, pak kohë më parë ndërhyri në fytyrë, në mollëza, në sy dhe në buzë, por nga transformimi, me sa duket, nuk mbeti e kënaqur.

34 vjecarja do të kthehet në gjendjen e saj natyrale. Pas shumë sulmeve që ka marrë jo vetëm nga fansat e saj në rrjetet sociale, por edhe nga producentët e ndryshëm.

Kështu, aktorja ka vendosur të kthehet në normalitet, madje, siç shkruajnë mediat turke, Meryem Uzerli, këto ditë do të jetë në Stamboll për të takuar mjekun i cili do të ndërhyjë për t’ia kthyer fytyrën në gjendje natyrale.
auto_meryem-uzerli-nin-kariyeri-riske-girdi1528889466

auto_merudhd_11528889467-750x430