TIRANE

Tashmë, na ndajnë vetëm 25 ditë nga finalja e madhe e “Big Brother Vip” dhe loja po bëhet gjithmonë e më e vështirë.

Ndërkohë që të gjithë banorët duan një vend në finale, “lufta” mes tyre ka nisur. Miqësia mes Eglës dhe Heidit është krisur sërish apo vajzat po luajnë? Çfarë po ndodh mes tyre? Edhe mes Julit dhe Meritonit nuk kanë munguar debatet, pasi ky i fundit u pajtua me Romeon. Por Meritoni, pavarësisht se zgjidhi problemet me Romeon, me Heidin vijon debatet. Anën e cilit prej tyre do mbajë Romeo?

Përveç këtyre, një deklaratë e fortë është bërë nga Juli: “Heidi do lidhej me mua po të mos isha i martuar”, çfarë ka dashur të thotë ai me këtë? Sot, nuk do mungojnë as surprizat, sepse Ilnisa do të rikthehet në shtëpi për të takuar Meritonin.

9 banorë garojnë për t’u bërë lideri i shtëpisë dhe për të fituar një avantazh, cili prej tyre do të marrë votat e publikut?

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: