TIRANE – Ledri Vula ka qenë mjaft i angazhuar këtë verë. Fillimisht reperi i njohur kosovar publikoi këngën e tij single “U harrum” e cila u prit shumë mirë nga publiku, ndërsa nuk vonoi shumë dhe erdhi me një tjetër duet me Young Zerkën, këngën “Nona”, e cila ishte një nga hitet absolut të kësaj vere.

Untitled-7
Vula ishte gjithashtu shumë i ngarkuar me koncerte, ku argëtoi në mbarë trevat publikun shqiptar. Së fundmi, ai ka vendosur që t’i japë vetes pak pushim në fundin e sezonit, dhe për këtë ka zgjedhur një vend mjaft të largët. Në një fotografi të publikuar në llogarinë personale në Instagram, Ledri ka treguar se ka shkruar në San Diego të Kalifornisë.
ledri
Ai shfaqet i veshur me veshje sportive në plazh. Komentet dhe pëlqime nga fansat në këtë fotografi kanë qenë të shumta, duke e komplimentuar për dukjen por duke shtruar edhe pyetje.

Reperi e mban ‘hermetike’ jetën e tij private, duke mos treguar nëse është në ndonjë lidhje. Fansat dyshojnë se ai në pushime nuk gjendet vetëm, ashtu siç është shfaqur në fotografi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: