Policia po vazhdon punën e saj normalisht edhe pas shkarkimit të Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Nisma e radhës që ka ndërmarrë Policia e Tiranës quhet “Ti je një luledielli”.

Ti je një luledielli është një fushatë sensibilizuese për grumbullimin e të ardhurave në ndihmë të fëmijëve të prekur nga sëmundjet e gjakut, të cilët janë shtruar dhe trajtohen pranë shërbimit të onkohematologjisë pediatrike pranë QSUT. Punonjës të Policisë së Tiranës u bënë pjesë e kësaj fushate sensibilizimi duke kontriubuar në blerjen e bluzave për ti dhënë shpresë këtyre fëmijeve, per t’ju dhënë dritë ditëve të vështira .

 

Edhe pse në media u përfol për një dorëheqje të Tahirit, burime për BalkanWeb kanë bërë me dije se Ministri u shkarkua nga kreu i qeverisë Edi Rama.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb