Duke provuar këtë dietë me patate ju do të ndiheni më pak të uritur. Dieta zgjat 3 ditë dhe do humbisni 5 kg. Gjatë kësaj diete do hani patate të gatuara dhe do pini kos me yndyre të ulët.

100 gram patate përmbajnë vetëm 75 kalori, e cila është më pak se një gotë lëng portokalli që përmban 90 kalori. Nga ana tjetër, kosi rregullon sistemin e tretjes, i cili largon toksinat dhe substanca të tjera të dëmshme nga trupi.
Dita e parë
Mëngjesi: Vloni një patate pa kripë, dhe pini 1 gotë kos
Dreka: Hani dy patate të ziera pa kripë, 1 gotë kos
Darka: Pini dy gota kos
Dita e dytë
Mëngjesi: një gotë kos
Dreka: Hani dy patate të ziera pa kripë, një gotë kos
Dita e tretë
Mëngjesi: një patate të zier pa kripë
Dreka: një patate të zier pa kripë dhe një gotë kos
Darka: një gotë kos.
KUJDES: Dieta është shumë e rreptë dhe nuk rekomandohet për njerëzit që ushtrojnë aktivitet fizik dhe kanë probleme shëndetësore.Mos e përdorni këtë dietë për më shumë se tre ditë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: