Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

PD del zyrtarisht nga qeveria, mbërrijnë në kryeministri 7 dorëheqjet e ministrave teknikë (Video)

17-06-06-02-50-50banner_kryeministria_e_re_1_lajm_km (1)

TIRANE- Partia Demokratike tërhoqi dje ministrat e saj nga qeveria “Rama” ndërsa zyrtarisht kërkesa e dorëheqjes së tyre ka mbërritur në kryeministri me postë rreth orës 14:00 të ditës së sotme, duke shënuar kështu edhe largimin përfundimtar të PD nga qeveria.

Zv.kryeministrja Ledina Mandija dhe gjashtë ministrat teknikë të Partisë Demokratike zgjodhën këtë mënyrë (postën) për t’i paraqitur dorëheqjen kryeministrit Edi Rama, të cilin nuk e takuan kurrë në tre muajt e qëndrimit në detyrë.

Ministrat e larguar morën detyrën menjëherë pas marrëveshjes politike Rama-Basha në funksion të zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit dhe qëndruan në detyrë për 3 muaj, kohë e mjaftueshme, siç thanë për të hartuar raportin për standardin e zgjedhjeve.

Në fakt, dorëheqjet e tyre ishin paralajmëruar pak ditë më parë kur disa ministra u kishin deleguar kompetencat e tyre zv.ministrave, sekretarëve të përgjithshëm të ministrive dhe drejtorëve të përgjithshëm për të vijuar procedurat e prokurimeve apo pagesave që bënin ministritë. Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, dhe ministrja e Financave, Helga Vukaj, deleguan kompetencat e tyre te zëvendësministrat.

EMRAT E MINISTRAVE TEKNIKË TË DORËHEQUR
Zv.kryeministrja Ledina Mandija
Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj
Ministrja e Financave Helga Vukaj
Ministrja e Arsimit Mirela Karabina
Ministri i Drejtësisë Gazmend Bardhi
Ministria e Mirëqenies Sociale Xhulieta Kërtusha
Ministri i Shëndetësisë Arben Beqiri

(m.a/BalkanWeb)


Komente ( 4 )

  • PD e destinuar deshtuar qe ne start…….si LULUSHI i destinuar per te deshtuar

  • @Ermal Kllounit, po ty o zogu mos bej sikur te behet vone per shtetin. Ed Droga qeverisi 4 vjet dhe ne fund te gjithe ministrat i dolen kriminela dhe i shkarkoi, mbeti vetem ai vete qe i vuri.
    pra rrusho, kukumjacen aty e ke, degjenerimin e shqiperise e ke te siguruar, mos bej sikur problemi ishte 3 muaj qeverisje me minstra teknike, qe ne fund te fundit vetem mire i bene vendit pasi pati 3 muaj pushim nga degjenerimi 4 vjecar.
    kshu rrusho, tani vazilinen e ka Rama se e perdor vete ai, zhytjani ketij mileti homoseksual 😉

  • Hajd rruga mbare, ministra ishit e ministrin se bëtë dot! Me shume dukeshit si kukumjaçkat e Lul Bashes. Mblidhni plaçkat e shkoni te Shqupi se ju pret çorba e ngrohte e PD-se! Jeni qe jeni, pse nuk i merrni dhe Ministrat e LSI-se, kane nevoje dhe ato per nje çorbe te ngrohte! Hera e pare qe LLUMI vetepastrohet!

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.