Mijëra njerëz u mblodhën në Riad për t’i dhënë lamtumirën Mbretit Abdullah të Arabisë Saudite. Trupi i tij u përcoll nga xhamia drejt varrezave, i shoqëruar nga një grup burrash sauditë të veshur me veshjet e tyre tradicionale. Ceremonia ishte e thjeshtë, po ashtu edhe varri i tij.
Mbreti Abdullah ndërroi jetw në moshën 91-vjecare në një spital, ku ishte i shtruar prej disa javësh pasi vuante nga infeksioni në mushkri. Abdullah erdhi në fron në vitin 2005, por nuk ishte shfaqur shumë në publik për shkak të shëndetit jo të mirë. Përgjegjësinë e monarkut e kishte marrë vëllai i tij mbreti Salman, 79 vjeç.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: