SHBA – Pas 15 muajsh betejash ligjore dhe akuzash të ndërsjella përfundon divorcit i një prej çifteve më të njohur, Johnny Depp dhe Amber Heard. Aktori 54-vjecari ka marrë koleksionin e makinave dhe të motoçikletave ndërsa 30-vjecares do t’i arkëtohen në llogarinë e saj 7 milionë dollarë.

Ky është në fakt vendimi i një gjykatësi në SHBA për të mbyllur praktikat e divorcit mes dy aktorëve të famshëm të Hollivudit.

Sipas asaj që ishte përcaktuar tashmë që në gusht të vitit të shkuar si pjesë e një zgjidhje divorci, Depp, do të duhet të paguajnë 7 milionë dollarë për ish-bashkëshorten e tij.

Heard që kishte paraqitur kërkesën për divorc majin e kaluar në atë kohë kishte deklaruar se do t’i jepte për bamirësi paratë e ish-bashkëshortit. Shkak i divorcit mes të famshmëve u bë dhuna që sipas Heard, bashkëshorti kishte ushtruar vazhdimisht ndaj
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb