Periudhë e artë për Dwayne Johson. Ai ka tashmë yllin e tij në rrugën e famshme Walk of Fame në Hollywood dhe ka njoftuar në Instagram se pret një fëmijë nga e dashura e tij.

Në maj në një intervistë të gjatë për ‘GQ’ aktori kishte pranuar se do ta merrte në konsideratë idenë për tu fokusuar tek politika duke shtuar: ”Besoj që është një mundësi konkrete të marr pjesë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale”.

Ndërsa gjatë promovimit të filmit të ri ‘Jumanji-Mirë se erdhët në xhungël’ i ftuar në ‘The Graham Norton Show’, ku e ka mohuar kandidaturën, ka pranuar në mënyrë ironike që një koleg i tij mund të sabotonte fushatën elektorale.

Kjo në fakt ishte për batude, sepse një tjetër ditë në sallonin televiziv të Ellen DeGeneres, The Rock, mes duartrokitjeve të publikut, ka rikonfirmuar planet e tij politike për në ‘Shtëpinë e bardhë’.

Në pranverë në 2018 Dwayne Johson do të bëhet baba për herë të tretë. Aktori ka një vajzë 16 vjeç nga martesa e parë me ish bashkëshorten Dany Garcia dhe një tjetër vajzë, Jasmine Lia, me të dashurën aktuale, kantautoren Lauren Hashian. Të dy do të bëhen sërish prindër të një vajze.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: