TIRANE- Deputeti i PD-së, Flamur Noka është përjashtuar ditën e sotme nga seanca plenare e Kuvendit. Ky vendim erdhi fill pasi opozita tentoi të bllokonte foltoren, teksa i doli në mbrotjtje ish-kryeministrit Sali Berisha që këtij të fundit t’i jepej e drejta e fjalës.

Tensionet e krijuara, ashtu si në seancën e kaluar, bënë që punonjësit e sigurisë të ‘blindonin’ foltoren e Kuvendit, ndërsa u desh ndërhyrja e kryetarit, Gramoz Rucci. Pasi ky i fundit i tërhoqi vëmendje disa herë Nokës, i bëri me dije atij vendimin se ishte pezulluar nga seanca e sotme.

“Qetësohu dhe ulu. Do detyrohem që të marrë masën për të përjashtuar nga seanca. Po të drejtohem edhe njëherë, ulu! Në mbështetje të nenit përkatës, kur pushton foltoren, merr fjalën pa ta dhënë drejtuesi i seancës, pengon diskutantin për të shprehur mendimet e tij, pasi të kam dhënë vërejtjen 3 herë, detyrohem të aplikoj nenin përkatës; përjashtohet nga seanca e sotme Flamur Noka”, tha kryeparlamentari Gramoz Ruçi. Pas këtij vendimi, Ruçi ndërpreu seancën për 5 minuta, për të rifilluar pas qetësimit të situatës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: