ITALI- Bledar Ibrahimi është një i ri 25 vjeçar i lindur në Elbasan që pritet të dëbohet nga Italia pas një urdhri të Gjykatës së Bergamos e cila e ka gjetur fajtor për përkrahjen e xhihadizmit dhe nxitjes së xhihadit nëpër rrjetet sociale.

Bledari jetonte në Pozzo d’Adda, në kufi me Bergamon, prej 8 vitesh, ndërsa u arrestua në mars të këtij viti në Itali.

Hetuesit e kanë cilësuar atë si “xhihadisti me tastierë” dhe e kanë monitoruar për rreth 1 vit, ku në rrjetet sociale postonte shpesh shprehje, foto apo lajme në përkrahje të terroristëve të ISIS. Me anë të postimeve të tij, shqiptari akuzohet se ka shpërndarë urrejte dhe se bënte thirrje për xhihad.

Historia e këtij të fundit, sipas Corriere Della Sera është e ngjashme me 74 persona të tjerë të arrestuar për shkak të dyshimeve për bashkëpunim me ISIS. Të gjithë përdornin në rrjetet sociale flamurin e zi të ISIS dhe urrenin Perëndimin. “Një tjetër faktor i përbashkët është ai i vendit të origjinës: qytete të vogla, shpesh rurale”,- vijon Corriere Della Sera.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: