GJIROKASTER- Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy personave është regjistruar sot në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, në vendin e quajtur ‘Kthesa e Jorgucatit’.

aksidneti-me-makine-1
‘BalkanWeb’ mëson se në aksident janë përshirë mjeti tip ‘Seat’ me targa AA003AF, që drejtohej nga shtetasi Flori Abedini, 24 vjeç, banues në Tepelenë, i cili dyshohet se ka bërë parakalim të gabuar dhe si pasojë ka goditur makinën “BMW” që drejtohej nga Arjan Limaj, banues në Vlorë dhe fugonin me targa AA802IV tip ‘Benz’, ku në timon ishte Shpend Hekuran Kapa nga Peqini. Fill pas ngjarjes, tre të plagosurit, u nisën për në spital, ndërsa njëri prej tyre humbi jetën. Viktima është Flori Abedini.

aksidneti-me-makine

Njoftimi i policisë:
Në lidhje me aksidentin e ndodhur tek “Kthesa e Jorgucatit” ku u përplasën tre mjete me targa: mjeti tip furgon AA 802 IV me drejtues Sh.K, mjeti tip “Seat” AA 003 AF me drejtues F.A dhe mjeti tip BMV me drejtues shtetasin A.L.

Për pasojë janë dëmtuar shtetasit Sh.K, 43vjeç, banues në Peqin(drejtuesi i furgonit)

I.R, 58 vjeç, banues në Peqin(pasagjeri i furgonit).

Si dhe ka humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Seat”, shtetasi F.A, 24 vjeç, banues në Tepelenë.
Po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb