Gjykata e Arbitrazhit për Sport konfirmoi se medalisti rus, Aleksandr Krushelnitsky, është akuzuar për shkelje të rregullave anti-doping në Olimpiadën Dimërore në Pjongçang. Rasti kundër sportistit 25-vjeçar është hapur me kërkesë të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Krushelnitsky ka fituar medaljen e bronztë në një garë dyshe, së bashku me gruan e tij, Anastasia Bryzgalova. Krushelnitsky dyshohet se ka dalë pozitiv në përdorimin e meldoniumit. Gjykata e Arbitrazhit nuk e ka caktuar ende datën e seancës dëgjimore.

Shkelja e rregullave anti-doping, nëse konfirmohet, mund të ndikojë në shanset e atletëve rusë që të lejohen të marshojnë nën flamurin e tyre në ceremoninë e mbylljes së Olimpiadës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: