Një polic izraelit është filmuar duke i bërtitur një vajze 8-vjeçare palestineze para se t’ia merrte biçikletën e saj dhe ta hidhte në shkurre.

Xhirimi i publikuar nga grupi Izraelit i të drejtave të njeriut “B’Tselem”, tregon se si një oficer vrapon drejt një vajze që po luante në rrugë me motrat e saj në Hebron.

Ajo dëgjohet duke bërtitur dhe e lë biçikletën e saj, ku më pas shihet oficeri i armatosur që vazhdon të afrohet edhe pse ajo po qan.

Vajza më pas vrapon, derisa oficeri policor i bërtet dhe mbanë armë në dorë. Kolegu i tij më pas merr biçikletën e saj dhe e gjuan në shkurre.

B’Tselem identifikoi fëmijën si Anwar Burqan dhe thanë se ajo po luante me motrën e saj 11-vjeçare dhe vëllezërit e moshës katër dhe shtatë vjeçare.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: