ITALI – Gjatë një kontrolli në zonën Tibutino në kryeqytetin e Itaalisë, policia ka vënë në pranga një italian 47-vjeç dhe një shqiptar 34-vjeçar, të cilët u kapën në flagrancë gjatë shkëmbimit të 3.4 kg kokainë.

Duke vënë në dukje qëndrimin e dyshimtë të italianit në makinën e tij, policia priti momentin e duhur. Kur pak momente më vonë arriti një makinë tjetër, nga bordi i saj doli një person me një qese në sup.

Në këtë moment italiani del nga makina e tij dhe me nje telekomandë lëviz sediljen për të nxjerrë dhe për t’ia dhënë shtetasit me kombësi shqiptare. Pasi i futi në qesen e tij 3 pakot shqiptari u largua, ku pak metra më tutje u kap nga agjentët italianë. Një tjetër patrullë po ashtu ndaloi dhe italianin

Të dy përfunduan në paraburgim në pritje të dënimit të tyre.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: