TIRANË- Rubrika argëtuese në emisionin “Kjo Javë” në News24 e ka sjellë ndryshe politikën e javës. Ndonëse të veshur me kostumin zyrtar, personazhet e politikës së nxehtë, të akuzave, të debateve, të sherreve vijnë krejt ndryshe të shtunën. Ashtu si kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi me kreun e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Ajo shfaqet fillimisht tek Kryegjyshata për Ditën e Sulltan Novruzit ku me sa duket është pak vonë sepse nga dera po i thonë se kanë çerek ore që e presin, ndërsa Kryemadhi thotë se po kthehet nga Elbasani.

Për të mos u humbur është takimi mes Kryemadhit dhe Veliajt. Ata shtrëngojnë duart dhe një përqafim, e nuk mungojnë as urimet.

Veliaj: Shefe Mona, gëzuar shpirto
Kryemadhi: Lali Eri
Veliaj: Hajde mbarësi!

Më tej ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli e ndjen veten shumë në formë, pavarësisht se vitet ikin. Teksta mbërthen xhaketën para kamerave ajo thotë: “Pleqni hesapi por gjeth” duke e shoqëruar me një mimikë ironike.

Presidenti Meta zhvillon një bisedë të ngrohtë me Kryepeshkopin Anastas.
Sërish shfaqet kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, teksa mbjell me kryegjyshin e bektashinjve një pemë dhe i kërkon rinisë ‘të hedhë ndonjë lopatë’. Ndiqni videon gazmore.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb