KIEV– Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko si dhe separatistët prorusë të lindjes u shprehën të gatshëm për vendosjen e në armëpushimi në orën 22:00 GMT konform marrëveshjes së paqes të arritur të enjten në Minsk.

”Gjatë një bisede telefonike me presidentin francez, François Hollande dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel, nismëtarët e një marrëveshjeje të re paqeje, Poroshenko këmbënguli në faktin se ishte i gatshëm për zbatimin e armëpushimit nga ana e ukrainasve”, bëri të ditur rrethi i presidentit francez.

Por presidenca ukrainase këmbënguli në faktin se tre drejtuesit kishin shprehur shqetësimin e tyre për situatën në Debaltseve, qytet strategjik ukrainas, skenë e luftimeve intensive.

“Të gjitha palët duke përfshirë dhe Rusinë duhet të përmbushin angazhimet e tyre të marra në Minsk”, sipas të njëjtit burim.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: