Sparta e Rotherdam humbi sfidën e fundjavës kundër Den Haag me rezultatin minimal 1-0 pasi El Khayati shënoi në minutën e 50-të duke i dhënë 3 pikët vendasve. Përpos rezultatit një episod gjatë lojës mori shumë vëmendje.

Në minutën e 55-të Den Haag futet në zonën e Sparta-s dhe çuditërisht nga goditjet e njëpasnjëshme që i jepet mundësia për të goditur nuk e dërgon topin në rrjetë. I gjithë “faji” për këtë është i portierit mik Roy Kortsmit i cili u tregua i jashtëzakonshëm.

4 gjuajtjeve radhazi të lojtarëve të Den Haag ai iu përgjigj me pritje spektakolare brenda 6-të sekondave duke befasuar të pranishmit të cilët edhe pse e kishin kundërshtar nuk nguruan ta duartrokisnin.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb