TIRANE– Dy persona janë vënë në pranga ditën e sotme nga specialistët e Komisariatit nr.6 pasi akuzohen për grabitjen e një banke, e mbetur në tentative. Këta dy persona tentuan të vidhnin një bankë në zonën e Kombinatit me 7 prill të këtij viti.

Në fillin të prillit ata tentuan të grabisnin 10 milionë lekë nga një bankë, shumë e cila po depozitohej nga shtetasi E. Alushi.

Gjatë operacionit “Skafandra”, policia ka arrestuar shtetasit Marian Gjonpalaj, 31 vjeç, dhe Albert Gjonpalaj, 20 vjeç, të dy banues në Tiranë, të cilët akuzohn për “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim” e mbetur në tentativë.

“Shtetasit e lartëpërmendur, më datë 07.04.2016 në rrugën dytësore “Llazi Miho” pranë një banke të nivelit të dytë, kanë tentuar ti vjedhin shtetasit E. A., një shumë monetare. Falë punës së Specialistëve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 u bë i mundur identifikimi dhe kapja e atorëve të kësaj vepre penale. Materialet proceduriale ju kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të “Vjedhjes me dhunë e kryer në bashkëpunim” e mbetur në tentative parashikuar nga Neni 139, 25 dhe 22 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: