ITALI- Një 22-vjeçar shqiptar ka rënë në pranga në Itali, pasi u kap me një sasi kokaine. Gjatë një kontrolli policor në Nereto, shqiptari u pikas nga karabinierët teksa i jepet një tjetër personi një zarf, ky i fundit banues në Val Bibrata.

Pas kontrollit në banesë, ku në ndihmë erdhi edhe një qen antidroge, rezultoi se i riu shqiptar, identiteti i të cilit nuk dihet, dispononte 25 gram kokainë dhe 19 gram marijuanë. ‘Il centro’ shkruan se droga ishte fshehur jashtë banesës në një tenxhere në pjesën e kopshtit.

Po ashtu, mediat italiane raportojnë se shqiptarit përveç drogës, iu sekuestruan edhe 2 790 euro, një tabletë si dhe 4 telefona celularë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb