Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |
Lajme
Grupet
Rezultatet
Kalendari
RUSI 2018
16:00

Uruguaj - Rusi

RUSI 2018
16:00

Arabi Saudite - Egjipt

RUSI 2018
20:00

Spanjë - Marok

RUSI 2018
20:00

Iran - Portugali


Fejesa me një tjetër/ Të riut i ‘erren’ sytë, plumba vajzës që donte (Detajet)

kallash

LUSHNJË- Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e rëndë që tronditi dje fshatin Babunjë në Divjakë, ku një djalë i ri ka qëlluar me automatik në drejtim të një vajze 14-vjeçare.

‘BalkanWeb’ mëson se 22-vjeçari Bajram Krasniqi prej kohësh ngacmonte bashkëfshataren e tij të mitur, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur. Ndonëse ishte në pritje të një sinjali dhe një përgjigjeje pozitive nga ajo, i riu mësohet të ketë marrë lajmin e ‘hidhur’, pasi prindërit e saj kishin vendosur ta fejonin me dikë tjetër. Gazetari i ‘News24’ Julian Kasapi raporton për ‘BalkanWeb’ se Krasniqi në inat e sipër, pas lajmit, ka siguruar një armë zjarri automatik, ndërsa ka vendosur të marrë ‘hak’ ndaj vajzës që dashuronte, pasi kjo e fundit refuzoi dashurinë e tij.

Siç raportuan edhe burime policore, i riu ka pritur dje sa vajza të mbaronte shkollën dhe në qendër të fshatit i ka zënë pritë dhe më pas ka qëlluar në drejtim të saj me disa herë, por fatmirësisht plumbat nuk e kapën 14-vjeçaren dhe asnjë banorë tjetër përreth. Ndërkohë, pak pas ngjarjes ai u arrestua, ndërsa ndaj tij rëndojnë akuzat për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.
(ed.me/BalkanWeb)


Komente ( 4 )