Mesfushori i njohur argjentinas Luço Gonzales, i cili dikur është aktivizuar te Porto, ndërkohë që tashmë është pjesë e Atletiko Paranaense është akuzuar nga bashkëshortja e tij, Andreia da Silva Marques Gonzalez se ka tentuar që ta vrasë. “Globo Esporto” ka zbuluar deklaratën e saj. Policia ka konfirmuar këtë çështje teksa ka hapur edhe një investigim ndaj Gonzales, i cili do të jetë i detyruar që të mos i afrohet në një distancë prej 500 metrash.

“Bashkëshorti im ka tentuar që të më vrasë pas një debati që pata me të, ka tentuar që të mbyste dhe të më priste duar. Fëmijët e kanë parë se si më keqtrajtuar. Ai filloi që të bërtiste se do më vriste. Bosghatisi shtëpinë duke marrë të gjitha bizhuteritë deh kartat e mia të kreditit. Ai mori shumë para, madje dhe të punonjësve të mi”, ka treguar bashkëshortja e Luço Gonzalez.
0028760765
Mujer-Lucho-González
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb